Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Kështu ka bërë të ditur KlanKosova.

Agim Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Atij i ishte shqiptar masa e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej një muaji.

SHPËRNDAJE