Gjate dites se sotme, i pari i FFK-se, z. Agim Ademi ka takuar ish futbollistin e kombetares se Kosoves ne futboll, z. Valdet Rama.
Ademi e ka vleresuar larte kontributin e z. Rama per Kosoven jo vetem ne fushen e blerte, por edhe jashte saje.
Ja postimi i z. Ademi:
Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë, ish-futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë, Valdet Rama.
Valdeti ka qenë një futbollist shembullor, i cili ka luajtur me pasion e zemër si në fanellën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Shqipërisë, duke e dhënë vazhdimisht maksimumin në fushën e gjelbër për lartësimin e vendeve tona.
Në një bashkëbisedim miqësor diskutuam për futbollin, teksa i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë në futbollin tonë kombëtar.