Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj do të ndeshet për titullin WBC në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Ndeshja do të mbahet më 27 korrik me fillim nga ora 19:00.
Ky meç, për shqiptarin Bakaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Ai do të kthehet në Shqipëri pas 9 vitesh nga Gjermania, ku jeton aktualisht.
Se kjo ndeshje është shumë me rëndësi e ka pohuar edhe vet Bakaj.
Ai ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, ku shprehet mjaft entuziast.
“Nuk e di apo ndodh me të vërtetë, apo është thjesht një ëndërr. Kam 9 vite pa u kthyer në vendlindje dhe tani po rikthehem të ndeshem për një titull që gjithë boksierët e botës janë ndeshur për të Ka një kohë që më është ofruar kjo ofertë, dhe e kam pranuar direkt edhe pse të gjithë më kanë thanë se është shumë shpejt, ngase unë kam veç 9 ndeshje dhe kundërshtari 33, dhe 29 i ka me KO të fituara dhe është kampion i dy titujve WBO dhe WBF”, shkruan ai.
“Familja mendojnë që unë s’i kam letrat dhe i kam gënjyer që ndeshja do zhvillohet në Gjermani, dhe këtu, le ta marrin vesh të gjithë edhe familja ime, letrat i kam, por isha i betuar që të kthehem si një kampion, e di që nuk do te jetë e lehtë për mua, sepse veç të kthehesh pas 9 vitesh ke emocione, dhe jo të kthehesh e të ndeshesh për WBC”, shkruan tutje ai.
“Me ndihmën e Zotit do ja dali! Nëse do shikoni lot tek unë mos ma merrni për dobësi, se është mali që m’ka marr për vendin tim, familjënShihemi më 27 Korrik në Tiranë, të gjithë shqipet që më keni përkrahë deri sot tani ju kisha lut gjithsecili prej jush ta shpërndanë këtë foto, ju dua ”, përfundon shkrimin e tij, boksieri shqiptar Amarildo Bakaj.