Dëshprimi dhe kritika me të drejtë i jo vetëm njohësve të futbollit, por edhe i gjithë tifozëve të kombëtares së Kosovës në futboll, pra i “dardanëve”, sidomos në ndeshjen kundër Belorusisë, ku djelmoshat zhvilluan ndoshta ndeshjen më të dobët ndonjëherë, alarmoi të gjithë. Ishin të përbashkuar rrethë një emri si fajtori kryesor, e për dikë edhe si fajtori i vetëm, pra është fjala për trajnerin Alan Giresse, për të cilin atë natë, pas ndeshjes, shumë tifozë do të ishin dakord që ai edhe të “hidhej para pushkatimit”!
Po pse, e mund ta analizojmë sado pak, se sa përqindje të fajita bartë mbi supe trajneri francez?!
Të gjithë besojmë se pajtohemi që kjo gjeneratë është në mos gjeneratë “yjesh” të paktën sigurtë është gjeneratë “meteorësh”, të cilët jo rrallë shëndërisin nëpër skuadrat e tyre rrespektive, si Muriqi me Majorkan, Rashica me Gallatasarain, Zhegrova me Lilin e Rrahmani me Napolin e të tjerët që dorën në zemër, të gjithë janë duke kaluar në “zenitin” e karrierave të tyre, rahat me kontrata, rahat me lëndime, rahat me formë, rahat me organizimin e federatës së futbollit të Kosovës, ku krejt cka ju mbetet, është pak më shumë vullnet, pak më shumë gjak e shpirt ne përgjegjësi para kombit.
Duket se futbollistët e kombëtares së Kosovës e kanë harruar lehtë atë humbje katastrofale ndaj kombëtares së Maqedonisë së Veriut, kur të gjithë prisnim të bënim hapat e fundit për kualifikim, ndodhi e kundërta, sepse disa prej “ushtarëve” dardan shtireshin të lënduar, e disa nuk mund t’i lënin pushimet e tyre për këtë Kosovë, për këtë popull që aq shumë e ka pritë, aq shumë vazhdon ta pret Kosovën e tyre duke gëzuar sukseset krahas kombëtareve tjera të botës.
Ndeshja para Bjellorusisë, ajo kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri”, në atë Prishtinë me shi por me tribuna plot, djemt e kombëtarës nuk u tradhëtuan as në atë ndeshje nga “Dardanët”, në fakt nuk ka qenë opsion kurr mesa duket që ndeshjet e të kaltërve të shikohën nga televizori, mjafton të shohim përpjekjet plot vullnet e mund nga Luli Berisha, kryetari i Dardanëve, nga Liki, një dardan i zjarrtë edhe ky, të cilët jo vetëm që kishin organizuar grupet e tifozëve nga mbarë Kosova, por, ishin fantastike edhe koreografitë si dhe pankartat gjigande të cilat i shpalosën atë natë në “Fadil Vokrri”, stadiumi nuk pushoi asnjëherë duke thirrur emrat e bashkëpatriotëve të tyre, nga të cilët edhe atë natë prisnin t’i gëzonin, t’i lumturonin, e t’ua rrisnin adrenalinën në atë mot me shi.
Por jo, cfarë ndodhi? Si ndodhi? A duhet dikush t’i pyes Edonin, Vedatin, Milotin e të tjerët, djem cfarë po ndodhë me ju, a mos jeni të uritur, a keni ngrenë mirë, a keni pi mirë, a keni gjakë në vena tek e fundit o djem?
Si ka mundësi që bëjnë kaq pak për të shënuar gol këta djem? Si ka mundësi që kundër Andorës, kur po shkonim drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, dëgjoje tifozë “dardan” rrugës teksa flisnin se si Kosova do ta shkatërrojë me goleadë Andorën, se ne as që krahasohemi me Andorën për nga cilësit, se fundja do ta shkelim Andorë. E cka ndodhë në fund? Mezi i shënojmë një gol në minutën e 59, tek sa për tu turpëruar në mes të Prishtinës, marrim gol vetëm pas 2 minutave dhe ashtu përfundon ndeshja.
Djemt pa fije turpi dalin e thonë “nuk na e deshti”, cka nuk ua deshti, ta mundni Andorën?
Mosni ju lutemi, mosni se po e shkatërroni një ëndër të madhe, një shpresë që ka filluar të rritet se në Kosovë mund të vilen sukseset pas një pune të madhe jeni duke e vyshkur, jeni duke thyer ëndërra fëmijësh që besojnë se guxon të ëndërrosh, se nëse ke vullnet e shpirtë, asgjë nuk është e pamundur.
Të gjithë i ndjekim nëpër rrjete sociale yjet e kombëtares tonë, të gjithë e dijmë luksin në të cilin jetojnë, Ferrarin e njërit, e Llamborghinin e tjetrit, Rolexin e atij tjetrit, e vilën e këtij, ju lumtë djema, keni arritur suksese me mundin tuaj, me punën tuaj, por kurrë mos e harroni se duhet t’u jeni falemnderues Kosovës e cila ua hapi dyert, e ju dha mundësinë të shkëlqeni, kurr mos harroni se shumë si ju ëndërrojnë ta veshin atë fanellë e të djersisin deri në atomin e fundit të energjisë, ju nuk guxoni të ruheni me kombëtaren, në fushën e blertë kur luani për Kosovën, nuk guxoni të ecni, duhet të vraponi, të fluturoni nga krenaria, nga vullneti që u është dhënë rasti që t’ia bëni një argat Kosovës së Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, nuk guxoni të ndjeheni të relaksuar as kur fitoni, e lëre më të jeni aq të qetë kur humbni.
Ndeshjet me Kosovën nuk janë ndeshje të një fundjave të zakonshme sikur me klubet tuaja, ndeshjet për Kosovën janë beteja për krenari, janë beteja për ndërkombëtarizim, janë “fusha të mejdanit” ku e keni obligim të dëshmoni për një komb të tërë se sa vlenë, se ja ka vlejtur secila pikë e gjakut për lirinë të cilën e gëzojmë sot, për mundësit e barabarta që sot i kemi falë atijë gjaku. Është për turp që një futbollist dardan pas ndeshjes të na thojë se nuk na e deshti, cka nuk ta deshti djalosh?
Cka të mungoi, udhëton me aeroplan special të cilin ua siguron kombëtarja kudo që shkoni të luani, në mënyrë të organizuar.
Cka ju munguon, a keni turp kur nga aeroplani zbrisni njëri me bluzë Gucci, e tjetri me Prada e nuk vesheni uniform me kostumet e kombëtares të cilat prap ua siguron federate.
Cka ju mungon, duhet të flisni, sepse trajneri u larguar, ai pa gjakë e pa emocione, në shtator do të luani në Zvicër, atje në stadium do të keni më shumë shqiptarë se sa zviceran, ata presin rezultat pozitiv, e si ta presim kur ju shkatërron Belorusia!?
Fakt që politika me futboll nuk duhet të përzihet dhe spo duam ta bëjmë atë, por, është instiktive, do të duhej të buronte nga Brenda që ta kishit një extra motiv ta mundni Belorusinë e cila nuk na e ka njohur shtetësinë, a keni gjak, a keni shpirtë?!
Për fund, djem të kombëtares, jeni krenaria e kombit si në humbje si në fitore, por atë që dardanët nuk do t’ua falin kurrë është ecja mbi fushën e blertë, mungesa e vullnetit për fitore, përgjumja në fushë, preference e pushimeve përpara sakrificës për Kosovën. Dikush duhet këtyre djelmoshave t’ua lëshojë në një sallë të mbyllur ndeshjen “Prishtina-Partizani” të vitit 1986 e ta mësojnë se si luhet për krenarin e kombit, se si shkohet “vdekje a liri” kur rezultati është i domosdoshëm. Djem duhet ta kuptoni se për Kosovën, kur nuk fitoni duhet të ndiheni të turpëruar, duhet të ndiheni me faj, duhet të qani kur djersët nuk mjaftojnë për të arritur rezultat, duhet t’ua dëshmoni dardanëve se ia vlenë qëndrimi në shi e borë për të mos iu lënë vetëm.
Djemt më të mirë të kombëtares, krejt në përmbyllje, për këtë popull duhet të luani me zemër, mendje e shpirtë, ose hapni rrugë se në rradhë jane plot që përditë zgjohen me shpresë se do t’u vije ftesa nga kombëtarja, luani futboll, le të mos mjaftojnë vetëm djersët!
REDAKSIONALE