Prezent ishin veteranë të arsimit si prof.dr.Jahi Murati,mësus z.Bejtullah Osmani,z.Abedin Selimi,z.Sadri Qazimi si dhe z.Ibrahim Kadriu.
Kushtrim MALIQI
Preshevë, 7 mars
Nën patonazhin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës z.Naser Nuredini në sallën e madhe të SH.K. “Abdullah Krashnica” në Preshvë duke filluar nga meddita u tubuan qindra mësues, veteranë, petagogë, nxënës e përfaqësues të spektrit politik për kremtuar bashkarisht dita e shkollës shqipe dhe të mësuesit (7 Marsi), ku u zhvillua një aktivitet i begatshëm kultur e argëtues.
Në kuadër të këtij manifestimi për nderë së ditës së mësuesit ishte përgatitur jë program i pasur kulturoro-artistik me këngë popullore e folklorike , recitale të realizuara të përgatitura enkas për këtë ditë nga okteti “Presheva” dhe shoqëria kulturoro artistike “Presheva Jehon”.
E veqanta e këtij manifestimi ishte se për të përkujtuar këtë ditë tepër të rëndësishme të arsimit shqip u bë ndarja e pesë mirënjohjeve për kontributin e dhënë për arsim dhe avancimin e proceseve të përgjithshme në shoqëri të cilët ishin prof.dr.Jahi Murati,mësus z.Bejtullah Osmani,z.Abedin Selimi,z.Sadri Qazimi si dhe për kontribut në avancimi e proceseve z.Ibrahim Kadriu.
Pas këtij manifestimi u realizua një koktej i paraparë me të gjithë të pranishmit në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës.