I parin i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, këto ditë po qëndron në shtetin helvetik, pra në Zvicër, ku diaspora jonë është mjaftë e koncentruar, e ku po ndjek nga afër aktivitete futbollistike, pikërishtë të diasporës tonë, të cilat i ka mbështetur Federata e Futbollit të Kosovës si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Fjala është për Kupën e Diasporës, për të cilën garë, z. Agim ka thënë se nuk është thjeshtë garë sportive, por edhe një aktivitet i cili na bashkon neve si shqiptarë, bashkë me juve këtu në Zvicër.

Ja postimi i z. Ademi:

Këtë fundjavë po qëndroj në Biel Bienne afër bashkëatdhetarëve tanë, ku u zhvilluan garat e Kupës së Diasporës në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me mbështetjen e FFK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Në këtë aktivitet morën pjesë 13 klubet shqiptare më të ranguara në ligat zvicerane, e ku trofeut iu gëzua FC Kosova Zürich.

Përgëzoj drejtuesit e UKSHFZ në krye me Feti Demollin për vazhdimësinë e kësaj gare, e cila u jep mundësi shumë talenteve që të shfaqin vlerat e tyre.

Nëse ka diçka që na bashkon, është dashuria për futbollin dhe adhurimi ndaj atdheut tonë. E Kupa e Diasporës nuk është vetëm një garë futbolli, por një ngjarje që lidh brezat dhe komunitetin tonë në Diasporë, por njëherësh edhe bashkëatdhetarët tanë me Kosovën.

FC Kosova Zürich, bashkë me fituesin e Kupës së Diasporës në Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock dhe fituesen e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, do të luajnë për Superkupën Kosovë-Diasporë, një aktivitet që organizohet çdo vit në Prishtinë, nën patronatin e FFK-së.

#BashkëPërFutbollin

 

SHPËRNDAJE