I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, po vazhdon të qëndrojë në Monte Carlo, në organizimet e shtëpisë së futbollit Evropian, UEFA, ku edhe është hedhur shorti i garave evropiane në futboll, e ku edhe skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, ka mësuar kundërshtarët e saja.
Si cdo herë, edhe kësaj rradhe, presidenti Ademi ka qenë shumë aktiv në promovimin e futbollit kosovarë, duke takuar e duke takuar e duke i ftuar ta vizitojnë Kosovë, personalitete të mëdha të futbollit botërorë.
Sot, gjatë ditës e ka takuar edhe homologun e tij francez, presidenti e FFF, z. Philippe Diallo, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, njëherit e ka ftuar edhe ta vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës dhe vendin tonë, për të parë edhe mundësitë e bashkëpinimit mes dy federative.
- Ademi e ka falemnderuar z. Diallo edhe për përkrahjen e deritanishme që Federata e Futbollit Francez i ka dhënë futbollit kosovarë ndër vite.