Prindi i Valon Behramit, ish-mesfushorit te kombetares zvicerane te futbollit, Ragip Behrami, sonte paska deklaruar ne nje televizion se asnje talent shqiptare te cilit i vie ftesa per te luajtur per Zvicren, nuk e mendon si opsion Kosoven.
A nuk eshte kjo deklarate skandaloze, do te ishte, por ne fakt nuk eshte. A e dini pse? Sepse jemi mesuar me deklarime te tilla nga ky person, ka qene pikerisht Ragip Behrami i cili para se Kosova re behej anetare e UEFA dhe FIFA, bertiste neper media se si do ta tregonte vehte Valoni i tij, duke aluduar se sapo te behet Kosova anetare e ketyre organizatave, ai do ti bashkohej Kosoves.
Ne te vertete, nga ajo qe ka ndodhur me pastaj, si Ragipi, ashtu edhe Valoni kane qene me te “zellshmit” qe te kujdesen qe askush te mos e le Zvicren per Kosoven.
Se dicka e tille eshte e vertete u deshmua edhe sonte, kur pa fije turpi, ne emision televiziv thote se nuk ka asnje shqiptar i ri, talent, i cili nese i vije oferte nga Zvicra, e mendon si opsion Kosoven.
Keto pretendime turperuese e besa edhe dashakeqe, i demanton fuqishem prurja e re e Kosoves apo Dardaneve, pikerisht talenti Eliot Bujupi per te cilin po shkruajne mediat Gjermane, se si djaloshi supertalent po e refuzon perfaqesuesen gjermane, per tu bere “Dardan”.
Te gjithe talentet e rinje, duhet te jene te vetdijshem dhe te udhehiqen nga zemra, te gjithe e dine se si ne fund te karrieres e injoronin Valon Behramin skuadra zvicerane, ky do te duhej per talentet te jete nje mesazh i forte, se askund ne bote nuk pushon zemra, e nuk vleresohet djersa, sikurse ne ardhe, sikurse per atdhe.