Yjet e kombetares se futbollit te Kosoves, gjate dites se sotme kane qendruar ne lokalet e tifo grupit “Dardanet”, te shoqeruar nga presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi me bashkepunetore.

Eshte bere tradite, qe ne prag te ndeshjeve kur luan kombetarja, djemt e Kosoves ta vizitojne zemren e skuadres, ata qe nuk lodhen asnjehere duke e perkrahur kombetaren qe nga dita e themelimit.

Z. Ademi bashke me futbollistet i ka pritur kryetari i “Dardaneve” , z. Lulzim Berisha i cili ka thene se “lidhja mes futbollisteve ne fushe dhe tifozeve ne tribuna eshte organike dhe kurr nuk lidhet me suksesin apo mos suksesin, ne fitore apo humbje, ne jemi gjithmone krah djemve tane”.

Kosova do te luaj dy ndeshje gjate ketyre diteve, kunder Izraelit dhe Andores, ku presim rezultate te mira.

SHPËRNDAJE