Federata e Futbollit te Kosoves ka njoftuar se sot ka landuar Strategjine per Futbollin e Vajzave du te de Grave, shtate vite pas antetaresimit ne Uefa dhe Fifa.
Presidenti Ademi ka vleresuar si shume te rendesishem kete hap te nderrmarre duke thene se “Kjo strategji është një hap i madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Futbolli i femrave është prioriteti ynë dhe përmes kësaj strategjie synojmë të rrisim pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në të gjitha aspektet në futboll”.
Ja postimi i presidentit te FFK-se, z. Agim Ademi:
Sot është një ditë e veçantë për FFK-në dhe futbollin e Kosovës, ngase pas shtatë viteve të anëtarësimit në UEFA e FIFA, për herë të parë lansuam Strategjinë për Futbollin e Vajzave e Grave.
Si president i FFK-së jam krenar që e kemi arritur një gjë të tillë në bashkëpunim me UEFA-n e FIFA-n dhe me punën e bërë nga ekipi punues i FFK-së.
Kjo strategji është një hap i madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Futbolli i femrave është prioriteti ynë dhe përmes kësaj strategjie synojmë të rrisim pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në të gjitha aspektet në futboll.
Krahas kësaj strategjie po krijojmë edhe mundësitë e duhura që vajzat t’i bashkohen futbollit përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive.
Ne synojmë të rrisim pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e futbollit, duke filluar nga loja, trajneret, gjyqtaret dhe pozitat në administratën e Federatës. Po ashtu, synim ynë është të shohim edhe shumë vajza e gra në tribunat e stadiumeve si tifoze të futbollit.
Falënderoj FIFA-n e UEFA-n për mbështetjen, ekipin e FFK-së në hartimin e kësaj strategjie, si dhe përfaqësueset e FIFA-s, Sue Ronan Martin e Arbenita Morina dhe atë të UEFA-s, Dan Whymark për kontributin e tyre.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për ngritjen e mëtejme të futbollit.
Futbolli nuk njeh gjini, futbolli është për të gjithë!