Kombetarja e femrave dardane, sot kane zhvilluar ndeshje e rradhes ku kane mposhtur futbollistet e Maqedonise se Veriut, pas nje loje fantastike.

Ja urimi qe “Dardanet” kane marre i pari i FFK-se, z. Agim Ademi:

Dardanet realizojnë fitoren e radhës në #UEFAWomensNationsLeague ✅️ 👏⚽️🇽🇰

Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e futbollisteve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, e cila rezultoi me fitoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1.

Përgëzoj futbollistet për fitoren dhe përkushtimin e madh gjatë tërë ndeshjes dhe stafin e kombëtares në krye me trajneren Anneli Andersen për punë të suksesshme.

Uroj që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe promovim në Ligën B.

Krenar me Ju Dardane! ⭐️

Forca Kosovë! 💪⚽️🇽🇰

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE