Fituesi i pesë (5) topave të artë, Cristiano Ronaldo, kur traineri i Portugalisë e la jasht listës së të ftuarve, qante si fëmijë, duke si dikush që enderronte per here te pare ta veshte bluzen e kombetares, e jo si dikush qe mbreteron ne sportin me te bukur ne bote, tash e pesembedhjet (15) vite.
Po e permendim kete histori, pasi qe do te duhej te ishte nje storje motivi per te gjithe djemt e vajzat qe kane ambicie te arrijne dicka ne futboll, e jo te ndodhe e kunderta, qe kur i duhet ekipit kombetare, ti duket vetja sikur hija ne diellin e mengjesit, pra, me i madhe sesa qe eshte ne te vertete.
Fjala eshte per kapitenin e kombetares se Kosoves, e cila neser luan ndeshje kunder Izraelit, e ku pikerisht ai i cili eshte nderuar nga kjo kombetare si kapiten, ka zgjedhur qe ne vend se tu prije shokeve te skuadres, kete kohe ta shfrytezoje me te dashuren e tij, bareve te Napolit.
Sa turp, sa mesazh i keq ky per te rinjet qe enderrojne qe nje dite ta veshin fanelen e Kosoves, fanelen e Dardanise per te cilen eshte derdhur gjaku nder breza.
Cdo ndeshje e kombetares eshte e rendesishme, eshte turp per nje futbollist, qe kur ftohet nga atdheu, duke qene shendosh e mire, ta refuzoje ftesen.
Le ta permendim ketu edhe nje histori rrenqethese te ish-futbollistit te Chelseat, Obi Mikel i cili tregoi se ne ne kampionatin e fundit boterore, kishte hyre ne ndeshje duke mos treguar se iu eshte kidnapuar babai, pra, sepse e ndjente peshen dhe rendesine e te qenurit krah atdheut, kur ai ka nevoje.
Shpresojme qe kjo paturpesi e futbollisteve kosovare te marre fund, qe te luajtur per Kosoven te konsiderohet obligim moral e kombetare, e jo te konsiderohet si kohe e lire apo atraksion.