Real Madridi nuk është duke e konsideruar transferimin e Kylian Mbappes aq të rëndësishëm sa e kishte vlerësuar në vitin 2022.

Oferta që pritet ta vendosë klubi madrilen do të jetë më e ulët sesa ajo e para dy vjetësh, njofton Jorge Picon.

“Los Blancos” ia kanë dërguar kështu një mesazh të qartë kampit të Mbappes: nënshkrimi i kontratës nuk është urgjent dhe nëse lojtari dëshiron të përfundojë në Madrid, duhet ta vërtetojë atë.

Presidenti Florentino Perez nuk e sheh veten në atë pikë që të bëhet “i çmendur” pas një lojtari, kur në skuadër tashmë ka yje të mëdhenj si Vinicius, Bellingham e Rodrygo.

Në çdo rast, madrilenët janë të sigurt për një gjë: ky do të jetë rasti i fundit për yllin francez të Paris Saint-Germain.

SHPËRNDAJE