I pari i FFK-se, z. Agim Ademi gjate dites se sotme ka qendruar ne ambientet e Forces se Sigurise se Kosoves (Ushtrise se vendit) ku eshte takuar me Gjeneral Enver Cikaqin, me te cilin jane dakorduar qe te kete bashkepunim mes dy institucioneve, asaj te forces se mbrojtjes se vendit si dhe FFK-se.
Vlene te theksohet se sporti dhe ushtria jane dy drejtime ne shikim te pare te ndryshme, por, pa dyshim qe kane nderlidhshmeri te madhe mes vehte, pasi qe per nje ushtar te mire, te shendetshem dhe fit, sigurisht se aktiviteti sportiv eshte i dokosdoshem.
Ne kete drejtim, besojme se do te jete edhe koordinimi mes ketyre dy institucioneve.
Postimi i z. Ademi:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj FSK-në, ku u prita nga Gjeneral Enver Cikaqi. U dakorduam për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve tona. 🤝⚽️🇽🇰