Sot në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla””në Pejë, u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar Njësisë Speciale për Intervenime të Shpejta të Zonës Operative të Dukagjinit.
Para dokumentarit, të pranishmëve iu adresua gjenerali Daut Haradinaj, i cili shkurt foli për historiatin dhe rëndësinë e njësisë intervenuese, për rrjedhën e Luftës Çlirimtare në Dukagjin.
Dokumentari i autorit Faton Mehmetaj, “Njësia e vogël me nam të madh”, u prit shumë mirë nga të pranishmit dhe së shpejti do të shfaqet edhe në ekranet televizive.

SHPËRNDAJE