Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila pritet të hapet së shpejti.

Kreu i qeverisë, shprehet se baza do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s, ndërsa shton se do të shërbejë si një qendër për aktivitetet ajrore.

“Mirëmëngjes dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Komandanti i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo, thotë se baza ajrore, e cila pritet të hapet me 4 mars, do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit.

SHPËRNDAJE