Alexei Navalny është varrosur në varrezat Borisovskoye të Moskës, ka konfirmuar ekipi i tij.
Yulia Navalnaya – e cila nuk ka marrë pjesë në funeralin e burrit të saj pasi ndodhet jashtë Rusisë – falënderoi Navalny për “26 vitet e lumturisë absolute… edhe gjatë tre viteve të fundit”.
Në një mesazh që shoqëronte një video homazhe në X, ajo tha: “Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.
Mijëra persona me lule në duar – të rrethuar nga forcat e sigurisë – ia kanë dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur të premten në varrezat Borisovskoye në Moskë.
Ai ka vdekur më 16 shkurt në një burg rus në Arktik në rrethana misterioze.
Para varrimit, në Kishën “Ikona e Nënës dhe Zotit”, është mbajtur një ceremoni përkujtimore, në të cilën kanë marrë pjesë edhe prindërit e tij.
Më shumë se 1,000 njerëz janë mbledhur pranë kishës së “Ikonës së Nënës së Zotit”, për t’i thënë nderimet e tyre për Alexei Navalny.