Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia.

“Presheva jonë” mëson se kjo ka ndodhur për një “hidhërim” të ruseve nga viti 2019.

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së”

Pikerisht ky ishte njoftimi që kishte bërë Policia e Kosoves në 2019-ten për çka dyshohet që Ahmeti është shpallur në kërkim pasi që ai ishte operatori që arrestoi qytetarin rus respektivisht spiunin e kamufluar si punëtor i OKB-së.

Besart Ahmeti është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2001.

Rusia njihet për urdhra arresti ndaj shumë personaliteteve të cilët e kundërshtojnë regjimin e Vladimir Putinit. Më shumë se 100 mijë persona janë në listën sekrete të të kërkuarve nga Rusia.

SHPËRNDAJE