Grafite nacionaliste janë vërejtur në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, lagje kjo e banuar me shqiptarë.
Rastin e ka konfirmuar policia, ku edhe bëri të ditur se në një shtëpi të pabanuar janë vërejtur simbole nacionaliste serbe.
“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Rasti është inicuar si “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.