Konflikti mes familjes Gashi dhe asaj Sekiraqa po vazhdon, pas plagosjes së sotme.

Mediumi merr vesh se është sulmuar me breshëri plumbash shtëpia e Salih Sekiraqes, vëllait të Enver Sekiraqes.

Sipas burimeve, gjatë pasditës ka pasur gjuajtje me armë zjarri në dy lokacione të ndryshme. Kesaj here nga anëtaret e familjes Gashi në drejtim të Sekiraqeve.

Kujtojmë se gjatë ditës u plagos Pajtim Gashi. Njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit raportohet të jetë Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, djali i Salih Sekiraqës. Për plagosjen e djalit të tyre kishte reaguar edhe familja Gashi.

 

SHPËRNDAJE