Mbremjen e së martës “Presheva Jonë” raportoi për një plagosje në gurthyesin e fshatit Shalë të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosoves.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në një rast ku është përdorur arma e zjarrit.
Në raportin 24 orësh thuhet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.
Sipas mjekëve i plagosuri është jashët rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar.
“VRASJE NË TENTATIVË Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë.