Një konflikt verbal mes disa personave eskaloi sot në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë, ku u ekspozuan edhe armët e zjarrit. Policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pesë të dyshuarit dhe dy prej tyre tashmë ndodhen në ndalim policor.

Sipas Policisë, dy të dyshuar për ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’ janë dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe mbi 30 fishekë.

“Sot, me datën 06 mars 2024, rreth orë 09:25, policia në Mitrovicën Jugut, ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.

Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.

SHPËRNDAJE