Komiteti Olimpik i Kosovës në fund të muajit Mars, pra më datë 27 pritet që të mbajë mbledhjen e Kuvendit të sajë, ku ditën e djeshme iu ka ardhur edhe një kërkesë e re për një pikë shtesë të rendit të ditës. Federata e Pingpongut të Kosovës, me anë të kryetarit të sajë, z. Nehat Citakut i është drejtuar KOK-ut me kërkesë që mbledhjes së rradhës së Kuvendit të kësajë të fundit, t’i shtohet edhe një pikë shtesë e rendit të ditës, shkarkimi i të parit të KOK-ut, z. Ismet Krasniqi.
Në letrën e dërguar nga FPPK drejtuar KOK-ut, kryetari i kësajë të fundit akuzohet rëndë për ndërhyrje në zgjedhjet e brendshme të Federatës së PingPongut të Kosovës, duke tentuar ta joshë kryetarin e klubit të vetëm serb të integruar në sportin Kosovar, z. Branislav Markovic, krytar i klubit Galileu nga Gracanica, në mënyrë që të votojë për të preferuarin e z. Ismet Krasniqi si kryetar i ardhshëm i FPPK-së.
Në letër thuhet se takimi për “korruptim” është i konfirmuar në një takim brenda zyrave të KOK-ut. Akuzat për z. Krasniqi janë të rënda pasi që thuhet se ndërhyrje e tillë kaq brutale është absolutisht e papranueshme në bazë të statutit të KOK-ut por edhe në kundërshtim me Kartën Olimpike, duhe theksuar rrezikun e shkatërrimit të njërës prej federatave të para të pranuar ndërkombëtarisht në Kosovë, pra që nga viti 2003.
Një kërkesë të ngjashme e ka dërguar edhe Federata e Lundrimit të Kosovës të cilët gjithashtu kërkojnë shkarkimin e të parit të KOK-ut, z. Ismet Krasniqi, pasi që e akuzojnë në sic thuhet në letër, ndërhyrje brutale në sportin e Kosovës, që nuk mbahet mend deri sot që nga clirimi. Z. Haxhijaj, nënkryetar i FLK-së, akuzon kryetarin Krasniqi dhe sekretarin Aliti se jashtëligjshëm po tentojnë që pa u votuar në asamble, të u merret e drejta e votës federatave të pa licensuara, madje duke tentuar ta përfshijnë edhe politikën në këto manipulime, ani pse rregullorja e KOK-ut kërkon që politika të mbahet largë sportit.
Kryetari Krasniqi dhe sekretari Aliti akuzohen nga nënkryetari i FLK-së dhe delegat i KOK-ut, z. Haxhijaj edhe për falsifikim të vendimeve të KAS-it, konkretisht të një dokumenti të lëshuar nga kjo e fundit për federatën e Taekwandos, duke ndërhyrë në të, duke ia ndryshuar përmbajtjen e dukë ia dërguar z. Arsim Agushi.
Duhet të presim kuvendin e datës 27 të këtij muaji për të parë se cfarë do të ndodhë në lidhje me këto akuza, apo ndoshta do të reflektojë edhe para kësaj date z. Krasniqi e të ofrojë vetë dorëheqjen.