Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Këtë për Paparacin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zyrtar për informim në Policinë Rajonale të Pejës.

“Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

SHPËRNDAJE