I pari i Federates te Futbollit te Kosoves, Agim Ademi ka vizituar Komunen e Leposaviqit, rrespektivisht terrenet sportive te kesaj komune.
Atje u prit nga kryetari, Lulzim Hetemi me te cilin tha se nenshkruan Memorandum Bashkepunimi per te ndryshuar gjendjen e ketyre fushave.
Ky eshte postimi i tij i plote:
“Sot me bashkëpunëtorë isha për vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku u pritëm nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Me këtë rast vizituam disa prej terreneve sportive në Leposaviq, e të cilat janë në gjendje shumë të keqe, si pasojë e mosmirëmbajtjes së tyre.
Me kryetarin Hetemi nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për ta ndryshuar gjendjen e këtyre fushave dhe për t’i transformuar ato në hapësira ku rinia e kësaj komune do të ketë mundësi për ta zhvilluar aktivitetin sportiv, si dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve.
#BashkëPërFutbollin ⚽️🤝🇽🇰”