Sot janë bërë tri vjet qeverisje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Për këtë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se përgjatë këtyre vjetëve ka pasur degradim, korrupsion e nepotizëm.
“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi.
Lidhur me trevjetorin e qeverisjes Kurti, nga opozita ka pasur reagime edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se Kosova është përballur me dëme të mëdha dhe kthim në pikën më të errët.