Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që Gazeta Nacionale raportoi se tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hoti ka thënë se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tashmë janë ta arkivuara në kuvend duke thënë se “mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër”.

“205 mijë nëshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës. Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.”, ka shkruar Hoti.

SHPËRNDAJE