Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me sondazhin e fundit të publikuar nga Ubo Consulting, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje del me 49.5 përqind, PDK me 17.1 derisa LDK-ja renditej e treta me 16 përqind.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që nëse janë të kënaqur me sondazhin, le të shkojnë në zgjedhje. Ajo madje propozoi datën 9 qershor, si datë për zgjedhje.
“VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor”, shkroi ajo
Çitaku potencoi se për zgjedhjet Partia Demokratike është gati.