Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie droge.

Drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli në konferencën e jashtëzakonshme për media ka shpalosur detaje nga ky operacion, ku u gjetën 25 paketime të drogës, të llojit heroinë.

Siç njofton Murseli, vlera totale e kësaj substance narkotike është 200-250 mijë euro, raporton Paparaci.

“Sot Policia duke filluar nga orët e mëngjesit, pas trajtimit të disa informatave, mbështetur nga dogana, njësia kufiate ne Merdare, kemi filluar në kontrolle duke selektruar disa automjete. Tek nje automjet me targa kroate reno megana, i drejtuar nga A.L 1959 shtetas kosovar dhe kroat, ne dalje te Kosovës, kane arritur që në bagazh të kamufluar ne gomën rezervë të gjejnë 25 paketime të substancës së dyshuar naroktike të llojit heroinë.

Ndërsa në derën e bagazhit janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe telefon celular. 25 paketime janë në peshë 10.6 kg subtancë e dyshuar e llojit heroinë të cilat janë konfiskuar. Ky operacion është zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervsituar. Pritet ndalimi policor për 48 orë. Vlera e kësaj substance narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro për kg në tregun vendor të Kosovës e që do të llogaritej si vlerë rreth 200-250 mijë si vlerë totale. Sipas hetimeve, destinacioni ka qenë për jashtë Kosovës, gjegjësisht vendet e BE-së”, tha ai në konferencë.

SHPËRNDAJE