Ende nuk e ka rrumbullaksuar vitin e parë në krye të kombëtares së Kosovës U19, por energjia e tij pozitive dhe profesionalizmi me të cilin punon me djemt “dardan” të së ardhmes, janë vërejtur shumë shpejt.

Deri vonë, në opinionin shqiptarë ishte një anonim, sado që në Zvicër gëzonte një rrespekt të vecant, por z. Maliqi nuk iu deshtë shumë kohë që debatet televizive ku bëhen analiza sportive, po flasim për televizione kosovare, analistët të kenë një mendim të përbashkët rreth Adilit trajner.

 

Tek kombëtarja u afrua pa ndonjë bujë të madhe, por mesa duket z. Maliqi kishte në kokën e tijë idetë dhe vizionin e qartë, se si të udhëhiqte me grupin.

 

Së pari, sic kemi mësuar nga një grup futbollistësh të U19-tëve me të cilët si redaksi mbajmë kontakte, Adil përveq punës që e ka bërë FFK në ofrimin e talentëve, është marrë edhe personalisht thuajse me secilin rast, ka biseduar së pari me prindrit, të cilëve ua prezantuar vizionin e tijë, pastaj edhe me vetë futbollistët, të cilët mesa duket pasi janë konsultuar me trajnerin, nuk ju ka mbetur asnjë dilemë.

Reputacioni i z. Maliqi kulminacionin e arriti në turneun e fundit të cilin e patën “dardanët” të cilët përkundër që nuk arritën që garën ta vazhdojnë tutje, ata treguan se janë duke u konsoliduar si një grup me shumë talentë, shumë djem që duan suksesin për të cilin edhe punojnë, e që qërshia mbi tortë është se e kanë më në fund prijësin, një profesionist si z. Maliqi.

Trajneri Adil Maliqi duke iu dhene keshilla futbollisteve ne fushe

Bujë të madhe në media sidomos në ato austriake dhe spanjolle, bëri ndeshja e zhvilluar nga U19-shat, ku arritën që të mundin një Austri tepër kualitative dhe kompetitive, si dhe me një lojë fantastike kundër Spanjës, ku përkundër humbjes me rezultat 2-1, Kosova u shqua për lojë fantastike dhe se rezultati ishte ai që ishte, vetëm për shkak të mungesës së disa konkretizimeve.

Oferta gjithandej, po duan të na e joshin trajnerin!

Sic të gjithë e dinë, zeja e trajnerit sot është një profesion i rrespektuar dhe i paguar mirë gjithandej, sic mëson redaksia, z. Maliqi gjatë turnout të fundit ka pranuar disa oferta tepër serioze për të drejtuar skuadra nga Serie A, Spanja  si dhe Zvicra.

Skautët e ekipeve nga Zvicra, Spanja e Italia kanë qenë gjatë turnout të pranishëm në ndeshjet e Kosovës dhe kanë vlerësuar lartë mënyrën e punës së tijë me grupin, aq më tepër kur pas ndeshjes, komplimente të fuqishme trajneri “Dardan” ka marrë edhe nga zyrtarët e UEFA-së të pranishëm në turne, ku kanë shprehur vlerësimet më të larta për futbollin e zhvilluar në turne.

Ne besojmë se si Kosovë, jemi në rrugën e duhur që të vazhdojmë me trajnerin i cili po shkëlqen, por, duhet të kemi kujdes që mos lejojmë që “diamantë” sic janë Adili, mos të lejojmë që për arsye mos kujdesi, të na largohen, e pastaj të ankohemi.

SHPËRNDAJE