Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Hashim Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, ndërsa sipas saj, Albin Kurti do të mbahet mend si i autonomisë për serbët e veriut.

“Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeminitsri i Pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, Albin Kurti, i cili sot ka mbushur 1124 ditë si Kryeministër, i dyti më jetëgjatë në vend, do të mbahet mend vetëm si Kryeministri i Autonomisë Politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

SHPËRNDAJE