Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit ka vërejtur një automjet të dyshuar dhe tha se menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.
Drejtuesi i automjetit kur e ka vërejtur se është parë nga patrullat policore kufitare ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.
Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar:
1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
2. 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro
3. 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
4. 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
5. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
6. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit ëest
7. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
8. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.
Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit.