Redaksionale

 

Komuna e Preshevës, të dielen që po vjen (02.06.2024) ka një ditë të rëndësishme për politikbërjen e sajë. Mbanë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku në garë janë gjashtë (6) subjekte politike me kandidat për këshilltar të kuvendit komunal të cilët zgjedhin përfaqësuesit për drejtuar komunën me mbi 95% shqiptarë.

Si redaksi, gjatë këtyre ditëve, deri të premten do të provojmë të pasqyrojmë disa prej avantazheve dhe dizavantazheve të cilat i kanë 4 prej subjekteve politike, që sipas neshë, kanë më shume gjasa të kenë rastin të udhëheqin me komunën.

I pari është Ilir Sadriu, i lindur dhe rritur në Presheve, shkolluar në Republikën e Kosovës, ku menjëhere pas diplomimit është punësuar në shkollën e mesme teknike në Preshevë, ku ështe dalluar përveç përgatitjes profesionale edhe si mjaftë social e i dashur për nxënësit.

Me tu kyçur atëherë në Partinë Demokratike Shqiptare, kohë kur lulëzonte me suksese kjo parti politike, Ilir u bë një nga figurat kryesore të sajë ndër shumë detyra me përgjegjësi publike, nuk është njohur asnjëherë për infiltrime korruptive apo të ngjashme, sado që detyrat në të cilat ka qenë bartës, ia kanë bërë shumë të lehtë.

Iliri, duke qenë pjesë e rëndësishme e PDSH-së për vite me rradhë, kur kjo e fundit ishte në pikën e sajë më të ulët, ku i kishte humbur keqazi zgjedhjet, pas akuzave publike të kundërshtarëve politikë në drejtim të sidomos të parit të PDSH-së, z. Ragmi Mustafa, i cili akuzohej publikisht jo vetëm për korrupsion klasik, por edhe për punësime e nepotizëm të tejskajshëm. Pas këtyre dështimeve të PDSH-së, z. Sadriu kishte shprehur publikisht brenda strukturave të partisë ambicien për të marrë drejtimin e partisë, të cilën detyrë nuk arriti ta marrë pas disa makinacioneve që bëhen zakonisht, me ç’rast dha dorëheqje nga partia duke pushuar nga aktivitetet politike, deri në momentin e themelimit të Aleancës për Luginën, me të cilën ka vendosur të garojë në këto zgjedhje.

Iliri është djalë e burrë i Preshevës, e njohin të gjithë, profesionist e kompetent në përgegjësitë që merr, organizatorë e prijës fantastik çka e ka dëshmuar me kohë dhe rezultatet e punëve të cilave u ka pri gjithnjë kanë qenë të prekshme.

Në një pasqyrim të shkurtër këto janë përparësitë e z. Sadriu, ndërsa tek dizavantazhet do theksuar se në subjekt ka individ oportunist thënë më së buti, por, votuesit nuk duhet hezituar së përkrahur Ilirin sepse duke i njohur me karakterin e tijë të vendosur, jemi të bindur se pas të dieles së ardhshme, në bazë të rezultatit tek kutia e votave, z. Sadriu t’i ketë parasyshë këta oportunistë dhe t’i mbajë nën llupë.

I urojmë suksese z. Sadriu dhe Aleancës, nesër e publikojmë opinionin tonë për bartësin e listës tjetër.

SHPËRNDAJE