Një femër shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët pasi ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 18:30 në Gjakovë, dhe sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka filluar hetimet për të përcaktuar natyrën e incidentit, duke e cilësuar rastin si të dyshuar për shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje.

Dëshmitë dhe provat materiale janë sekuestruar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i pranishëm në vendin e ngjarjes ka iniciuar procedurat e mëtejshme dhe hetimet janë në vazhdim për të zbardhur detajet e incidentit.

SHPËRNDAJE