Gazetari i mirënjohur, Kemajl Goca, ka kërkuar përmes një shkrimi në profilin e tij, që të shfletohet arkiva dhe të binden se kush ishte një herë kundër e pastaj pro Vokrrit.
“Nuk e paskam ditë që disa aq shumë e paskan dashur Fadil Vokrrin!
Veç një detaj po ia kujtojë disave, kur ka qenë në garë për president me Sabri Hashanin, disa që sot bëjnë be në kokën e Vokrrit, ishin kundër Vokrrit sepse mblodhën votat kundër tij.
Pas disa muajve bash disa që ishin me Hashanin, e rrëzuan Hashanin dhe u rreshtuan me Fadil Vokrrin dhe ia mblodhën votat.
Këtë e di edhe Sabri Hashani, edhe Eroll Salihu, edhe Agim Kasapolli, edhe Agim Ademi edhe Sahit Kelmendi.
Shkoni e shfletoni arkivën dhe e gjeni të vërtetën kush ka qenë pro e kush kundër dhe si ka ndryshuar situata pas një kohe.
BIle e patën tradhtuar në vota (8 veta sa e dij) sepse në fletvotim ka qenë një pikë e zezë që kush se ka ditë, dhe në bazë të asaj e kanë ditë kush për kë ka votuar.
A këndej i thoshin: Fadil, kush ta bëri këtë të zezë?.
Kur u zbuluan me ato pika të zeza se kush për kë kanë votuar, bash ata që i thoshin Fadil kush ta bëri këtë zezë, bash ata se kanë votu!
BIle disa luftuan kundër Vokrrit e tana u bënë me Vokrrin.
Lereni bre këto filma, se e dijmë krejt kush e ka dashur e kush jo Vokrrin!
Shkoni e kërkoni arkivën e kohës Vokrri – Hashani, e binduni.
Lëreni rehat e në qetësinë e parajsës legjendën Fadil Vokrri!”, – ka shkruar Goca në profilin e tij në facebook.

SHPËRNDAJE