Me anë të një reagimi të tyrin në Facebook, edhe KF Drenica i është bashkangjitur klubeve të Kosovës duke kundërshtuar fuqishëm “analistët” nëpër studio televizive që po vjellin vrerë mbi futbollin vendor.
Reagim Publik!
KF Drenica shpreh keqardhje dhe indinjatën e thellë në lidhje me përmbajtjen dhe opionionet e shprehura nga disa opinionistë në emisione sportive, të cilët pa asnjë fakt dhe bazë, sulmojnë dhe njollosin të arriturat dhe punën e madhë që është bërë dhe po bëhet në futbollin kosovar.
Klubet kosovare, pa përjashtim janë duke bërë punë, angazhim dhe sakrificë të madhe në fuqizimin dhe progresin e futbollit të vendit tonë.
Deklarimet e tilla, pa ndonjë bazë, dëmtojnë rëndë reputacionin e futbollit në vendin tonë, dhe ndikojnë direkt në humbjen e besueshmërisë së investitoreve, donatorëve dhe sponsoreve të cilët investojnë paratë e familjeve të tyre, që të rinjët dhe fëmijët e vendit tonë të kenë mundësi të realizojne ëndrrat e tyre.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është shumë më tepër sesa një institucion sportiv – ajo përfaqëson aspiratat dhe krenarinë e një kombi të tërë. Në vetëm pak vite nga pranimi i saj ndërkombëtar, FFK ka treguar se futbolli kosovar ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Andaj, të nderuar, si klub me traditë të gjatë i bashkohemi thirrjes dhe apelit, që nëse nuk keni mundësi për të ndihmuar sportin, at’here të paktën mos e pengoni atë!
KF Drenica