Reagim me shkas:

Se në Kosovë,futbolli ka qenë gjithmonë më shumë se një lojë për shumicen e shqiptarëve pa dyshim se PO!
Ama, për ty Baton nuk ka qenë kurrë, nuk është as sot dhe nuk do të jetë kurrë, pos ndonjë mundësi per shantazh!
Për këto klube që ti i quan të shitura për dy bileta për të ndjekur lojën nga tribuna,futbolli më së paku ka qenë lojë!
Në kohën e përjashtimit dhe izolimit të Kosovës nga të gjitha garat ndërkmbtare,janë pikërisht shumica e këtyre klubeve “të mëdha” apo “të vogla” që më shumë mund e sakrificë dhe nën masa të represionit e kërcnimeve,dhunës sistematike te regjimit te Millisheviqit që organizuan sistemin paralel të garave dhe mbajten gjallë shpresën e rinisë që edhe Kosova një ditëdo të garojë si të gjitha vendet tjera të Botes!
Në atë kohë Baton,sigurisht ty le që nuk të ka interesuar futbolli dhe sporti në pergjithësi,por je kujdesur shumë që të perqash shqiptarët(e unifikuar si shembulli më unikat),madje edhe në ditët më të rënda të exodit,i jepje drejtë vetës ti shpallesh tradhëtaret e kombit!
A ke siguru ti në atë kohë ndonjë biletë VIP për të ndjkur nga afër ndeshjen e ndonjë konfederate,apo si ta kan shpëtbly gjithë këtë mund?!
Ofendimi që ju ke bërë klubeve të futbollit në Kosovë është i pa pranushem,aq me i pa pranushem kur vjen nga një njeri që kurrë në jetën e tij nuk ka bërë një punë të vetme të mirë për vendin e le mo për futbollin!
Futbolli i Kosovës vërtet triumfoj në arenën ndërkombtare në krye me legjenden Fadil Vokrri(të cilit bën mirë mos tja përmend emrin sepse nuk i bënë apskak nderë)!,por edhe po të ishte sot legjenda Fadil Vokrri gjalle dhe në krye të FFK-s,sigurisht që do ja bëje të njejtin sulm klubeve dhe federates,sepse paske një zor prap!
Dhe për fund Baton,nëse ndonjë ditë,Kosova do të përballet me Serbinë ose Rusinë po ju premtojmë publikisht se njerën nga dy biletat do ta ruajmë për ty,nëse nuk do të jesh në tribunat musafire!
Ta ruajme nderin dhe krenarine e gjithe klubeve te futbollit dhe te gjithe atyre qe mbajten gjalle futbollin ne kosove me dekada te tera e mos te lejojme qe nje argat i dreqit te na ofendoj e poshteroj!
KF Rilindja 1974

SHPËRNDAJE