Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim. Ai ka bërë të ditur se Alkassim është njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.
“Ky program do të implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube. Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative. I shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e falënderova Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.