Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur sot rreth koalicioneve të mundshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur për vijat e kuqe që kanë përdorur në të kaluarën partitë politike në Kosovë, Krasniqi tha se PDK-ja nuk ka vija të tilla për asnjë parti.

“Ne parimisht kurrë vija të kuqe nuk kemi pasur, nuk kemi dhe nuk do të kemi”, u shpreh i pari i PDK-së për Nacionale.

SHPËRNDAJE