Deputeti shqiptar në parlamentin serb, në Beograd, z. Shaip Kamberi, me anë të një prononcimi për “Presheva Jonë” ka thënë se nëse patjetër duhet që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë së bashku një event sic është ai i kampionatit evropian Euro2027, atëherë patjetër ajo duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës.
“E vërtetë se sporti në përgjithësi dhe futbolli në vecanti janë të destinuara që të bashkojnë njerëzit, por, nuk duhet të harrojmë se stadiumet serbe edhe sot e kësaj dite janë arena të promovimit të shovenizmit serb e ortodoks anti-shqiptarë. E kuptojnmë se futbolli bashkon njerëzit dhe nëse është patjetër të organizohet eventi i paralajmruar nga Federata e Futbollit Shqipar dhe z. Armando Duka, atëherë mesazhi ynë është që të paktën kushtëzim të jetë Lugina e Preshevës dhe shqiptarët në këto treva. Duka dhe gjithë duhet ta dijnë se shqiptarët në Luginë janë të anashkaluar thellësisht në cdo sferë të jetës, në futboll poashtu. Nëse patjetër duhet të organizohet ky event, atëherë patjetër duhet që shqiptarët e Luginës të jenë përfitues duke e detyruar Federatën Serbe të Futbollit që të investojë në Preshevë, apo Medvegjë e Bujanoc, ku deri sot nuk kanë investuar asnjëherë”, ka thënë ndër të tjera Kamberi.