Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se gazetarëve që kanë publikuar përgjimin e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, duhet t’iu jepet medalje presidenciale.
Tahiri ka thënë se s’ka akt më të madh patriotik sesa të demaskohet një bisedë e tillë e Kusari-Lilës me kryeterroristin Radojiçiqi.
“S’ka akt më të madh patriotik sesa me e demasku bisedën me kryeterroristin Milan Radojiçiq”, ka thënë Tahiri në Kuvend.
Deputeti i PDK-së ka thënë se se s’ka njollë më të zezë në Kuvend sesa ky bashkëpunim i VV-së me Radojiçiqin.
“Kurrë njollë më të zezë ky Kuvend s’ka me pasë. Edhe nëse 200 vjet kemi me rrnu, kurrë s’kemi më pasë njollë më të zezë”, ka thënë Tahiri.