Një deklaratë kërcënuese e dhënë dje nga ish-sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në adresë të Faruk Statovcit, ka bërë që ky i fundit të ndihet i kërcënuar dhe të bëjë padi për Salihun.Eroll Salihu LIVE në emisionin Dueli Sportiv i tha Statovcit. “Ti je rreh njëherë për këtë trimni, po rri aty”, deklaratë kjo që dukej shumë e ulët nga një njëri si Salihu, që ka mbajtur post të rëndësishëm në FFK dhe tash udhëheq KAS-in në Komitetin Olimpik të Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Të kujtojmë se Statovci kohë më parë ishte sulmuar para banesës së tij nga persona të maskuar të cilët i shkaktuan lëndime të rënda. “Ai duhet më sqaru, pasi veç pe dika për çka jam rreh unë ai duhet të tregojë pse dhe nga kush. Ky është një kërcënim dhe ai paska burime pse jam rrahur unë”, ka thënë Statovci për Ballkani.info. Ai tutje ka shtuar se Salihu e ka kërcënuar, por unë nuk ia ka frikën. “Por nëse ai paska burime po e dika për çka jam sulmu, është vendi ku duhet të tregojë”, ka thënë Statovci, duke konfirmuar se do ta dërgojë në Gjykatë këtë çështje.

SHPËRNDAJE