UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, pas ndeshjes që u ndërpre në kohën shtesë.
UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.
UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin, ku ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.
“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.
Kosova pastaj nuk pranoi të riktheheshin në fushë, gjë që çoi në ndërprerjen e lojës.Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.
Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.
Por, pavarësisht kësaj edhe nëse fitorja 3-0 do t’i jepej Kosovës, renditja do të mbetet e njëjtë.