Kryetari i qytetit të Podujevës, njëherit edhe kryetari i degës së Lëvizjes Vetvendosje në këtë komunë, z. Shpejtim Bulliqi me anë të një postimi të tijin në facebook ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për investime të reja për eficencë të energjisë në komunën që drejton, ku me krenari ka thënë se do të kontribuojë në energji më efikase por edhe kursim të asjën.
Ja postimi i z. Bulliqi:
Me kënaqësi pranuam informatën se është nënshkruar kontrata për investimet e reja në kuadër të efiçiencës së energjisë në Komunën e Podujevës, nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Këto projekte përfshijnë investime në objekte shkollore, duke përmirësuar kushtet e mësimit për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë 👩🏫👨🎓, si dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me projektin e efiçiencës do të investohet në:
• IAAP “Isa Boletini”,
• SHFMU “Ali Ajeti” Lladoc,
• SHFMU “Hamit Sejdiu” Kërpimeh,
• SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë,
Në të gjitha objektet shkollore do të realizohet:
✅ Izolimi termik i mureve dhe kulmeve,
✅ Ndërrimi i dritareve,
✅ Përmirësimi i ndriçimit
✅ Përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ujit sanitar.
I falënderoj Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për investimet në Komunën e Podujevës!