Sot, kryesia e NISMA-s dhe kryetarët e degëve të saj u mblodhën për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike dhe angazhimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në takim u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë mendimet dhe propozimet për rritjen e aktivitetit në terren. Qëllimi kryesor ishte përmbushja e objektivave që synojnë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe rikthimin e fuqishëm të NISMA-s në Parlament.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve ishte raportimi për përgatitjet për konventën politike të partisë, e cila pritet të mbahet këtë të diel në Prishtinë. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për mobilizimin e strukturave të partisë dhe prezantimin e vizionit të saj për të ardhmen politike të vendit.

NISMA ka për qëllim të intensifikojë angazhimin e saj për të qenë pranë qytetarëve dhe për të sjellë një alternativë të qëndrueshme në skenën politike të Kosovës.

SHPËRNDAJE