Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, deklaroi se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij shekulli me rrjetet sociale, madje shtoi se shumë shpejt ajo do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjerësiht gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.“Shumë shpejt, do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku në mos gjuha më e lashtë e kombeve europiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si produkt i samitit të 3 të diasporës të mbajtur në Tiranën nëntorin e vitit të shkuar ku shqipja ishte një nga temë kryesore dhe nga ju ne dolëm së bashkë me komunitetin në disa përfundime e morëm disa angazhime”, shtoi Edi Rama.

SHPËRNDAJE