Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në këtë ditë të shënuar krerët e shtetit shqiptar zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë, personalitete dhe qytetarë.

Ata vendosën lule në Monumentin “Nëna Shqipëri” për të nderuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

SHPËRNDAJE