Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se kjo parti është duke prirë në mërgatë.
‘‘LDK po prin në mërgatë!
25 mijë përkrahës të LDK-së në mërgatë janë regjistruar deri tani të votojnë më 9 shkurt. Kanë mbetur edhe 3 ditë për t’u regjistruar, për të thelluar fitoren tonë.
Regjistrohu. Voto. Bëhu ndryshimi!’’, ka shkruar ai.
Mustafa ka thënë edhe se në mërgatë janë regjistruar 25 mijë përkrahës të kësaj partie.