Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 9 Shkurtit. Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të partise kryetarët e degëve nga e gjithë Kosova, duke përcjellë mesazhin e fuqisë, gatishmërës dhe vizionit të përbashkët për ndryshimin e madh.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm,” deklaroi z. Abdixhiku.
Ai theksoi se secila degë e LDK-së është e organizuar dhe e gatshme për fitoren e madhe që po afrohet. Mobilizimi i madh qytetar po reflekton entuziazëm të përhapur, duke sjellë në radhët e partise njerëz të rinj që mbështesin vizionin e ndryshimit.
Programi Rruga e Re – Zgjidhje për Kosovën
Energjia dhe mobilizimi i LDK-së po mbështeten nga ekipi i saj i fortë dhe nga programi ambicioz “Rruga e Re”, i hartuar nga 270 ekspertë. Ky program synon të sjellë ndryshime thelbësore në të gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik, social dhe institucional në Kosovë, duke u fokusuar në të ardhmen e ndritshme të secilit qytetar dhe të secilës familje.
Apeli për qytetarët – Bashkohu me LDK-në
Z. Abdixhiku ftoi qytetarët që të bashkohen me vizionin e LDK-së dhe të kontribuojnë në realizimin e ndryshimit. Ai e përfundoi fjalimin e tij me një thirrje motivuese: “Me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores! Bashkohu me ne, dhe bëhu ndryshimi!”
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet një nga partitë kryesore me rrënjë të thella dhe besim të madh në elektorat, duke synuar një fitore që do të shënojë një epokë të re për Kosovën.