Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se ishte madhështore pritja që ju bë në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Abdixhiku përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook thotë se kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejnë në çdo anë të vendit.
“Kjo fushatë, është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Populli ynë do ndryshim! Ndryshimi po vjen; dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë! Vazhdojmë, secilën ditë e secilën mbrëmje në takime e tubime në mbarë Kosovën! Ju faleminderit! LDK dhe populli janë tashmë një!”, shkroi Abdixhiku.